Të jetosh me diabetin, brenga dhe frika e një të prekuri nga sëmundja
A do të mund të shikoj fëmijët tek rriten, a do të mund të kujdesem për to. Kjo është brenga më e madhe e Olsi Subashit, i cili ka plot 23 vite që vuan nga diabeti.Ai ishte vetëm 6 vjeç kur ishte i sëmurë, por padituria dhe pafajësia e moshës nuk e lejoi të kuptonte rrezikun e kësaj sëmundje. Neglizhenca, pavarësisht kujdesit të prindërve bëri që të humbiste njërin sy dhe të kishte probleme me veshkat.E ndërsa sot, rutinë e një dite normale për të, nuk është si ajo që ne kemi. Ai fle dhe zgjohet me frikën se nëse sheqeri në gjakun e tij është nën apo mbi normë dhe duhet të marrë insulinë dhe shumë ilaçe të tjera në më shumë se tri ditë.
“Që 5 vjeç e gjysmë isha i sëmurë, me temperaturë, me cfarë më kanë treguar të shtëpisë. Pija ilace por nuk më bënin mirë dhe kështu vazhdoi jeta. Pastaj kur u bëra shumë keq më cuan në spital, kam qenë pa ndjenja dhe aty pastaj doli që isha me diabet. Isha i vogël dhe nuk e dija, cdo një muaj shkoja në spital”, shprehet Olsi.Sot 29 vjeç babai i dy fëmijëve ai përpiqet të bëjë një jetë sa më normale që të jetë e mundur. Olsi merret me riparimin e biçikletave, aktivitet të cilin e zhvillon në shtëpinë e tij. Ndërkohë frika se ndoshta një ditë nuk mund të bëjë dot asgjë për shkak të përkeqësimit të sëmundjes e ka pushtuar atë.“Nuk e dija që ishte kaq shumë vrasëse, do doja që të ishte e shërueshme. Më mirë të isha me zemër, sepse e dija që një ditë do të pushonte dhe do të mbaroja, sesa diabeti që të hyn nga pak si krimbi.”E ndërsa jeton me dëshirën për t’u kthyer disa vite më pas, për t’i dhënë sëmundjes së tij trajtimin e duhur, e tashmja e Olsit ecën krah për krah me të, duke i dhënë mundësinë të kujdeset sot për të.