Australia në flakë

Pyjet australiane janë përfshirë nga flakët, pasi një zjarr i befasishëm ka ngritur alarmin e autoriteteve në Sidnej. Zjarri ka rënë në zonën e “Blue Mountains” në perëndim të Sidnejt. Autoritetet vendore kanë lëshuar një paralajmërim urgjent banorëve, që të evakuohen, nëse nuk janë të përgatitur për të mbrojtun veten dhe pronën e tyre. Shkak i zjarrit mendohen të jenë temperaturat tepër të larta të shënuara këto ditë, të cilat i kaluan 40 gradë Celsius . Shërbimet e zjarrfikëses në një deklaratë thanë se zjarri ka nisur që dje në mbrëmje dhe këshilloi banorët të stehohen larg zonës deri në një stabilizim të zjarrit, pasi përpos flakëve, temperaturat janë tepër të larta në zonë.Oranews.tv