Mirditë, makthi për një pasaportë, i sëmuri duhet të ripaguajë
Mirditë- Aleksandri është i sëmurë me epilepsi dhe për shkak të përshkallëzimit të sëmundjes nesër kishte planifikuar të shkonte në Greqi për të kryer një vizitë mjeksor në Greqi.Por vizita nuk mund të realizohet pasi 30 vjeçari nuk ka pasaportë. Ndonëse ka aplikuar dy muaj më parë sipas rregullave Aleksandër Hila, fshati i thellë i Kaçinarit në Mirditë, nuk e ka tërhequr pasaportën.Edhe pse ka mandatin e pagesës në dorë, atij i është kërkuar të aplikojë sërish, duke i kërkuar të bëjë një ripagesë pa i argumentuar asnjë arsye pse.Krahas shumës së parave që duhet të ripagujë për të aplikuar për pasaportë, i duhet të presë edhe tre javë të tjera që të dalë pasaporta.Në ndihmë të qytetarit ka ardhur edhe kryekomunari i Kaçinarit,Petrit Bradhi i cili është tentuar që të nxirret me force nga zyrat, ku më pas debati ka përfunduar me shraje dhe fyerje midis tyre.Bradhi ka deklaruar se kjo është e papranueshme, ndërkohe që ka dekluar se do ti drejtohet prokurorisë për këtë çështje.Është dashur ndërhyrjë e policise për të shmangur përplasjet fizike midis kryekomunarit Bardhi dhe punonjesve të zyrës së ALEAT të Rrëshen.Nga ana tjetër nga ana e përfaqësuesve të kompanisë ALEAT në Rreshen ka qenë i njëjti reagim duke mos dhënë asnjë përgjigje as për mediat përse duhet ripërsëritur aplikimi për tu pajisur me pasaportë.