FOTOLAJM – Një Kupë e Artë edhe për këngën partizane

Ka një Kupë për të gjitha sportet, por ka një Kupë të Artë edhe për këngën partizane. Tradita e vjetër përtërihet tek fëmijët dhe rikthehet pas kaq vitesh pikërisht në 70-Vjetorin e Çlirimit të Atdheut në Patos.Bashkia e Patosit ka organizuar shkollat 9-vjeçare të qytetit, të cilat, me një performancë të shkëlqyer, u prezantuan me nga pesë këngë secila. Këngët u shoqëruan me instrumenta të thjeshtë muzikore, të asaj kohe, si fizarmonika.Juria e përbërë nga drejtuesit e sporteve, arteve dhe mësuesit e muzikës së shkollave përkatëse, pa të drejtë vota këta për shkollat e tyre, i dha Kupën e Këngën Partizane, shkollës “Meleq Gosnishti”. Çmimi i dytë iu dha shkollës “Muhamet Shehu” dhe i treti, “Mustafa Matohitit”. armanda shtembari/Oranews.tv