Rusia provokon, avionët bombardues do kalojnë pranë bregut amerikan

Rusia po planifikon që të dërgojë avionë bombardues në Gjirin e Meksikës, një tjetër manovër provokuese kjo që rrit edhe më tepër marrëdhëniet me Perëndimin.Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu, tha të mërkurën se Rusia duhet të mbajë në nivelin e duhur praninë ushtarake ruse në zonën e Atlantikut dhe Paqësorit lindor, por edhe në Karaibe dhe Gjirin e Meksikës. Gjithashtu ai pranoi se do të rriste nivelin e sigurisë në Krime."Kjo ka të bëjë me situatën në Ukrainë dhe me rritjen e frymës anti-ruse nga ana e NATO-s dhe përforcimet ushtarake që janë barë pranë kufijve tanë", tha Shoigu.Gjendja në Ukrainë mbetet mjaft e tensionuar, sikurse ka qenë që në fillim të vitit, madje Rusia është akuzuar se ka dërguar trupa dhe pajisje luftarake në lindje të vendit.Megjithatë, më shqetësues duket fakti se Rusia po shfrytëzon krizën në Ukrainë për të kryer manovra ushtarake në zona të tjera, si ajo pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Rusia gjithashtu planifikon që të kryejë veprime ushtarake edhe në Arktik, duke vendosur në alarm edhe Alaskën e Kanadanë.Edhe pse veprimet ushtarake do të nisin vitin e ardhshëm, në SHBA kjo lëvizje është interpretuar si demostrim force nga ana e rusëve, si kundërpërgjigje e rritjes së pranisë amerikane në vendet europiane që kanë qenë nën ndikimin e ish-Bashkimit Sovjetik.Në qershor avionët rusë ishin parë rreth 350 kilometra larg bregut amerikan në Alaskë dhe Kaliforni, por gjithmonë në hapsirën ajrore ndërkombëtare, veprim që është përsëritur edhe në shtator, vetëm në Alaskë.Ndërkohë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ambasadori amerikan ka kritikuar Rusinë se nuk po përmbush kushtet e marrëveshjes së Minskut, pas konfirmimit nga NATO për futjen e ushtarëve dhe armatimeve ruse në lindje të Ukrainës.Nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, Sergej Lavrov, Moska i ka mohuar akuzat e ngritura ditët e fundit dhe ka theksuar se zbatimi i protokollit të Minskut është e vetmja mënyrë për të dalë nga konflikti.Megjithatë, autokolona me 50 mjete transporti është parë të udhëtojë drejt Donjeckut të martën, duke kundërakuzuar Kievin se nuk po i përmbahet marrëveshjes.