Koreanojugorët, 250 ton “kimchi” për të varfërit
Rreth 2 300 persona u mblodhën në Seul të premten për të bërë 140 ton “kimchi” - një gjellë me përbërje lakre, gjatë një ngjarjeje bamirësie për njerëzit në nevojë. Pjesmarrësit qenë vullnetarë vendas dhe të huaj.Receta është salcë me spec të kuq dhe hudhër, xhenxhifil, salcë peshku dhe lakra të kripura; lakrat mbushen me salcën e përgatitur dhe janë gati për t’u konsumuar. Menaxheri për marrëdhëniet më publikun në organizatën “Korea Jakurlt”, Han Dae-Sung, tha se 2300 pjesmarrësit në këtë aktivitet do të përgatisin 250 ton “kimchi” për të gjithë njerëzit në nevojë, përfshirë edhe të moshuarit që jetojnë vetëm.Kuon, 48-vjeç, punëtore në “Korea Yakult”, tha se ishte e lumtur që mund të jepte kontributin e saj në ndihmë të të varfërve në dimër. Kurse disa vullnetarë të huaj, përtej bamirësisë, e shohin edhe si zbavitëse ngjarjen. "Unë mendoj se kjo është një ditë shumë e bukur, një mundësi shumë e mirë për të bërë “kimchi”, tha një 31 - vjeçar italian, Giovanni Cisco.Oranews.tv