Vlorë, gruaja e një të dënuari tenton të futë heroinë në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2014, 11:17
Vlorë-Bashkëshortja e një të dënuari ka tentuar të fusë drogë në burgun e Vlorës. Policia bën të ditur se dozat e vogla të heroinës ishin fshehur brenda astarit të një xhaketë.Sipas policisë gruaja ishte duke i çuar veshje dhe ushqime bashkëshortit të saj, që vuante dënimin, por gjatë kontrollit rutinë, policët e paraburgimit gjetën të fshehur sasinë e drogës.Nuk dihet sasia e heroinës që është gjetur, ndërkohë policia në një njoftim të dytë do të bëjë publike edhe emerat.