Kampionët e peshëngritjes, Vasili: Programe të reja për t’i mbështetur
Kampionët e botës në peshëngritje, Daniel Godelli dhe Romela Begaj kanë bërë krenarë shtetin shqiptar. Entuziasmin, por edhe mbështetjen e ka shprehur në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputetit i LSI, Petrit Vasili.Duke u shprehur krenar për ata që i bënë Shqipërisë dy kampionët e botës, falë edhe një programi të financuara nga qeveria, Vasili kërkoi që qeveria të ndërtojë programe të tjera për të mbështetur sportistët premtues."Shqipëria ka kampionët e saj të botës në peshëngritje, kampionë që ngrene flamurin e Shqipërisë dhe bëhen ambasadorë dinjitozë të një realitet vital siç është Shqipëria.Ky sukses nuk është rastësi sepse të gjithë janë në majat e sportit botëror, nuk mund të jetë në asnjë rast projekt i rastësishëm apo një projekt spontan. Për këtë arritje të jashtëzakonshme po punohet prej muajsh fal një programi të financuara nga qeveria me një vendim të posaçëm.Peshëngritësit shqiptarë që u zotuan se do të kishin rezultate të larta treguan se e mbajtën fjalën dhe e ngriten shumë lart emrin e shqipërisë. Rinia ka shembujt dhe idhujt e saj.Kemi tashmë fal kësaj sipërmarrje sportive modelin e suksesit që duhet të kthehet në një normalitet të ri të menaxhimit të sportit.Nisur nga ky model që funksionoim qeveria shqiptare në bashkëpunim me federatat të cilët kanë sportistë që janë premtues, të ndërtojë një program të ri mbështetje të ngjashëm, por më të pasuruar se ky model suksesi, në mënyrë që dhe në të ardhemen të vazhdojmë të kemi kampionë bote", tha Vasili.