PD konteston buxhetin nga selia, Shehu: Rritet barra fiskale

Tiranë – Partia Demokratia ka kontestuar sërish sot buxhetin e Qeverisë për vitin 2014 nga selia e saj. Sipas deputetit Sherefedin Shehu, “buxheti i vititi 2015 rëndon qytetarët dhe bizneset si dhe ul punësimin.Sipas PD-së, buxheti 2015 rëndon qytetarët dhe bizneset si edhe ul punësimin. Barra fiskale rritet me 160 milionë dollarë, 60% e shtesës së PBB konsumohet nga qeveria dhe investimet publike mbeten 67 miliardë lekë sa në 2014. Në terma reale ato ulen nga 4.8% në 4.5% të PBB, ndërsa investimet në infrastrukturë ulen rreth 3 miliardë lekë.Në buxhetin 2015 qeveria ka braktisur shtresat ne nevojë. Ata jane të pambrojtur nga rritja e taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë elektrike. Në vend të kompensimit financiar qeveria ul buxhetin e ndihmës ekonomike nga 21 në 19.9 miliardë lekë. Qytetarët do të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike dhe rreziku i varfërise rritet, - tha Shehu. Lexo të plotë.ar.sh/Oranews.tv