Itali, shqiptari masakron gruan e dyta brenda 13 vitesh, FOTO
Itali-Një skenë horrori ishte ajo që panë policët italianë pasditen e së martës, 11 nëntor, ku një shqiptar kishte masakruar me thikë bashkëjetuesen e tij, në komunën Sutri të Viterbos.Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Asllan Agajn 53 vjeç i cili kishte vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij Brunilda Hoxha 31 vjeç. Ndërkohë që kjo është vrasja e dytë e 53 vjeçarit, pasi 13 vjet më pari ka masakruar me kazmë gruan e tij.31-vjeçarja kishte marrë gjashtë goditje me thikë, pesë në stomak dhe një në fyt. Brunilda Hoxha ishte nëna e tre fëmijëve të mitur, dy djem 7 dhe 14 vjeç dhe një vajzën 12 vjeç.[caption id="attachment_422257" align="alignnone" width="550"]
Në foto: Viktima duke u nxjerrë nga banesa[/caption]Pas vrasjes 53 vjeçari ka tentuar të vrasë edhe veten duke pirë ilaçe dhe prerë damarët. Ai ka njoftuar menjëherë karabinierët, të cilët kanë mbërritur në banesën e çiftit, në qendër të komunës së vogël, kanë gjetur gruan të pajetë e krah saj burrin pa ndjenja.[caption id="attachment_422258" align="alignnone" width="550"]
Në foto: Banesa e vjetër ku ndodhi krimi[/caption]Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur ngjarjen.Por nga hetimet, mësohet se 53 vjeçari nuk e ka vrasjen e parë. Rreth 13 vjet më parë, në 2001 ai ka masakruar me kazmë për vdekje gruan me të cilën jetonte në Cave të Romës.
Në atë kohë motive i vrasjes ka qenë xhelozia dhe çifti, i martuar prej 20 vjetësh, kishte hyrë në krizë e zëniet ishin thuajse të përditshme. Gjatë njërës prej këtyre zënieve, Agaj ka marrë kazmën dhe ka qëlluar për vdekje të shoqen. Edhe atëherë, pas vrasjes thirri forcat e rendit e për atë krim gjykata e Tivolit e dënoi në vitin 2003 me 16 vjet burg, që në apel u reduktuan në 14 vjet. Në vitin 2012, pasi bëri 9 vjet pas hekurave Agaj u lirua.[caption id="attachment_422264" align="alignnone" width="550"]
Në foto: Banesa ku ndodhi krimi[/caption]