"Bishti i Kometës", libri i Besnik Mustafajt prezantohet sot në panair
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2014, 09:43
Sot në Panairin e Librit do të prezantohet libri i shkrimtarit Besnik Mustafaj, “Bishti i Kometës.”Në Ditë e Re në Ora News, Mustafaj tregon disa detaje në lidhje me titullin e veçantë që libri i tij mban.Shkrimtari na tregon se libri është një përmbledhje me ese që kanë të bëjnë me refleksione, sepse këto janë qëllimi kryesor i Mustafajt dhe jo tregimi i historisë.“E kaluara si një histori, të paktën që nga fëmirija dhe derisa bëhesh burrë e shoqëron shkrimtarin krijimtari e tij dhe sidomos shkrimtarin shqiptar, e komandon”, tha Mustafaj-dhe ky është edhe thelbi i titullit metaforik “Bishti i Kometës.”