Pihej lirisht duhan, 300 mijë lekë gjobë bashkisë Shkodër

Pas kronikës së transmetuar në “Ora News” ku në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës pihej lirisht duhan, task forca e ngritur për zbatimin e këtij ligji ndëshkoi bashkinë e këtij qyteti me 300 mijë lekë të reja gjobë.Lajmi është konfirmuar nga shefi i higjenës Burim Gjyli, i cili sqaron se këto masa do të vijojnë për institucionet publike dhe private.Në verifikim nga kjo task – forcë është edhe spitali rajonal i Shkodres, pasi edhe atje ka sinjalizime për konsum duhani.Por ligji anti-duhan ndryshe nga ditët e para të hyrjes në fuqi, duket se këto muaj ka nisur të mos ketë forcën e plotë. Në disa subjekte është rikthyer konsumi i duhanit.Nga viti i ardhshëm, kur parashikohet ristrukturimi i këtij inspektoriati, kontrollet në biznesë dhe institucione publike do të jenë më të forta dhe gjobat do marrin formën e prerë.