Hetimet për luftën në Gaza, Izraeli nuk bashkëpunon me OKB

Izraeli ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të bashkëpunojë me hetimet që do të kryejë Këshilli për të Drejtat e Njeriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për luftën e këtij viti të zhvilluar në Gaza, duke e quajtur si totalisht të paligjshëm.Raporti i parë i hetuesve të OKB-së pritet të dalë në marsin e vitit 2015 dhe do të përshkruajë sjelljen e shtetit izraelit dhe Hamasit, lëvizjes islamike që kontrollon Gazën.Megjithatë, izraelitët e kanë quajtur maskaradë këtë hetim, duke e akuzuar si anti-izraelit Presidentin e komisionit, akademikun kanadez, Ulliam Shabas dhe komisionin e tij me gjyqet e KGB-së.I shpallur nga OKB-ja që në gusht, Komisioni do të hetojë për akuzat për krime lufte. Përveç Shabasit, në të përfshihen senegalezi Dudu Diene, ekspert i vjetër i çështjeve të të drejtave të njeriut në OKB, si dhe Meri Devis, një ish-gjykatëse në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut.Gjatë konfliktit kanë humbur jetën më shumë se 2100 palestinezë, pjesa më e madhe civilë, ndërkohë që pala izrealite ka humbur 67 ushtarë dhe gjashtë civilë.Vetë Izraeli ka nisur pesë hetime në shtator për veprimet e veta në Gaza, sidomos për sulmin e ndodhur në një shkollë të OKB-së atje ku humbën jetën 17 vetë dhe për vrasjen e katër fëmijëve palestinezë në një plazh të zonës.Presioni është i madh mbi aleatin kryesor të Perëndimit në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, sekretari amerikan, Xhon Kerri, ka udhëtuar për në Jordani ku është takuar me Mbretin Abdullah dhe Presidentin palestinez, Mahmud Abaz, në rezidencën e tij në Aman.Jordania ka tërhequr Ambasadorin e saj në Izrael më 5 nëntor, që kur autoritetet vendase mbyllën xhaminë Al-Aksa për një ditë, dhe pas përleshjeve të vazhdueshme me banorët palestinezë të Jeruzalemit.Kjo ishte hera e parë që Jordania ka bërë një veprim të tillë që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1994.