Udhëheqësi i IS, Al-Bagdadi mesazh Perëndimit: Nuk do të ndalemi kurrë

Edhe pse kanë qarkulluar zëra se ai ka mbetur i vrarë në luftimet që po kryhen në Irak dhe Siri, udhëheqësi i grupimit esktremist, Shteti Islamik, Abu Bakr Al-Bagdadi, u ka dërguar një mesazh kundërshtarëve të tij, ku thotë se luftëtarët e ISIS nuk do të dorëzohen edhe nëse do të mbetet një i vetëm.Në një mesazh zanor të lëshuar në rrjetet sociale, por që nuk është vërtetuar ende se i përket atij, Al-Bagdadi shton se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA është duke dështuar dhe se shpallja e "Kalifatit" nga Shteti Islamik, është zgjeruar në Arabinë Saudite, Jemen, Egjipt, Libi dhe Algjeri."Shpejt, hebrenjtë dhe kryqtarët do të detyrohen që të zbresin në terren dhe të dërgojnë ushtarët e tyre drejt vdekjes dhe shkatërrimit, dashtë Zoti! Obama ka urdhëruar zbarkimin e 1500 ushtarëve, të cilët i ka maskuar si këshilltarë, sepse sulmet ajrore nuk e kanë ndaluar Shtetin islamik që të përparojë, ose të dobësojnë pozitat e tij", dëgjohet të thotë Al-Bagdadi në mesazhin zanor.Ai u bën thirrje ushtarëve të tij që të vazhdojnë përpjekjen dhe të shpërthejnë vullkanet e xhihadit kudo.Ndërkohë, sekretari amerikan i mbrojtjes, Çak Hejgëll, deklaroi se sulmet amerikane mbi militantët e Shtetit Islamik do të shpeshtohen në të ardhmen, ndërsa forcat irakiane në terren po korrin edhe më shumë sukses.Gjatë një seance në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres, Hejgëll pranoi se ishte normale të kishte edhe ndonjë zmbrapsje, por gjithsesi konfirmoi se përpjekjet e përgjithshme të koalicionit të udhëhequr nga amerikanët po përparonin.Ai konfirmoi se forcat e Shtetit Islamik nuk po fitonin më terren në Irak, të penguar edhe nga ndërhyrja në terren e forcave kurde dhe irakiane.Megjithatë, Hejgëll i qendroi idesë së shprehur edhe nga presidenti Obama se lufta ndaj Shteti Islamik do të ishte e gjatë.