Tiranë, plagoset me thikë Florenc Hoxha, pas debatit me 2 persona

Plagoset me thikë Florenc Hoxha, kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor pranë Bashkisë së Tiranës.Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 13 nëntorit në një lokal në zonën e Farkës, pas një debati që kreu i INUV ka pasur me dy persona të tjerë, ku siç duket njëri prej tyre e ka qëlluar.Policia e mbërritur në vendgjarje bën me dije se zoti. Hoxha është dërguar në QSUT për marrjen e ndihmes mjekesore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes së funksionarit të Bashkisë Tiranë. Burime  nga policia bejne me dije se e kane identifikuar autorin dhe po punojne per kapjen e tij.