Mbetën të varur në katin e 69-të të OBT, shpëtohen dy pastruesit e xhamave

Dy punonjës sanitarë që po lanin dritaret e Qendrës Tregtare Botërore 1 në Manhatan shpëtuan pa lëndime pasi mbetën të varur në katin e 69 të godinës për shkak të një problemi me skelën ku ata po punonin.Të dy punëtorët, profesionistë të vjetër në larjen e xhamave të qiellgërvishtësve, u panë për minuta të lëkundeshin varur në një kënd 45 gradë, për shkak të një problemi mekanik të mbajtëses.Zjarrëfikësit e qytetit mbërritën pothuajse menjëherë në vendngjarje dhe për shpëtimin e dy punëtorëve u impenjuan 100 vetë. Ata arritën të hapnin një prej dritareve të godinës për t'i futur brenda dy punëtorët, ndërsa në dritaret e tjera u pa një numër i madh punëtorësh të zyrave që u afruan për të parë se çfarë po ndodhte.Kulla u hap vetëm javën e kaluar, 13 vjet pas shembjeve të Kullave Binjake nga një sulm terrorist. Ajo është godina më e lartë në Nju Jork dhe gjithë hemisferën Perëndimore. Ajo është 541 metra e lartë dhe është godina më e lartë në hemisferën Perëndimore.20 30 401 2 3 4 5 6 7 8 9 10