Pijet energjike “trazojnë” shumicën, deputetët: Do të rivendoset akciza

Taksat vazhdojnë të jenë një shkak i fortë për diskutime midis deputetëve të mazhorancës.Heqja e akcizës për pijet energjike ka shkatuar përsëri debate në Komisionin e Ekonomisë.Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka shpjeguar se ky vendim ka ardhur pasi kompanitë nisën të ndryshonin përbërësit e pijeve në mënyrë që të kalonin pa akcizë.Por kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, shkoi më tej duke kërkuar kufizim të përdorimit të pijeve energjike deri në moshën 18 vjeç.Rritja e importeve të cigareve në mënyrë që ti shpëtonin rritjes së akcizës i ka kushtuar buxhetit të shtetin 213 milion lekë më pak në një muaj.Diskutime në Komision ka shkaktuar edhe mbledhja e taksave nga kompanitë e hidrokarbureve.Kreu i Komisionit, Erion Braçe, ka kërkuar që deri në fund të nëntorit të vendosen matësat, në mënyrë që të mos ketë më abuzime me paratë që duhet të derdhen në buxhet.Drejtoresha e Doganave ngriti si shqetësim edhe vendimet e gjykatave, të cilat i pengojnë në punën e përditshme.Edhe pse e kaluan paketën fiskale në parim, Komisioni i Ekonomisë paralajmëroi se do të rikthejë akcizën për pijet energjike.