De Rada vjen i plotë, botohet në 6 vëllime vepra e plotë e poetit

E gjithë vepra e Jeronim De Radës e përmbledhur në gjashtë vëllime.Pas një pune intensive një vjeçare, të mërkurën në ambientet e Akademisë së Shkencave me rastin e 200-vjetorit të lindjes u promovua vepra e Jeronim De Radës.Për akademikun, Jorgo Bulo, vepra është ruajtur në tekstin original të poetit, duke i dhënë publikut një vepër autentike.Jeronim De Rada është themeltar i letërsisë shqipe dhe vepra e tij, edhe pse e vështirë për tu lexuar, tërheq vëmendjen edhe të lexuesve të rinj.Gjithë ekzemplarët e shtypur të veprës së Jeronim De Radës, do t'u dhurohen bibliotekave në mbarë vendin si edhe institucioneve të tjera të rëndësishme të lidhura me kulturën.