Shkodër, ja pamjet e 24 viteve më parë kur u hap Xhamia e Plumbit

Shkodër-Në prag 24 vjetorit të hapjes së Xhamisë së Plumbit, myftiu i Shkodrës ka zbuluar pamjet e plota të ceremoisë së mbajtur me këtë rast.Sipas Imamit pamjet që publikohen për herë të parë janë një dëshmi e gjallë e forcës së besimit tek Zoti.Në pamje shihet qartë numri i madh i shkodranëve pa dallim feje që marrin pjesë në ceremoninë që mposhti frikën dhe riktheu besimin e mohuar.Sipas Myftiut të Shkodrës pamjet u gjetën falë një pune të jashtëzakonshme disa vjecare.