Aplikimet për mësues, Nikolla: Nis faza e re për arsimin, aplikimet online

Duke nisur nga kjo e mërkurë, të diplomuarit për mësuesi që duan të nisin punën si arsimtar mund të aplikojnë online në arsimi.gov.al, ne websiten e Ministrisë së Arsimit.Kjo është një procedure e re për të bërë emërimet në bazë të këtij aplikimi dhe provimit të shtetit që do t’i nënshtrohen mësuesit.Në shkolla do të ketë vend për rreth 1900 mësues, pasi do të largohen nga sistemi, mësuesit pa arsimin përkatës që rezultuan si të tillë nga raporti i arsimit parauniversitar.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se kjo është një fazë e re e paaplikuar më herët për të shmangur çdo emërim poiltik apo preferencial.“Kjo nismë krijon një situatë të re që lidhet me cilësinë e burimeve njerëzore, duke mundësuar një skuadër mësuesish të dedikuar, që realisht do përcjellin cilësi, sipas parametrave që meritojnë fëmijët tanë, në çdo orë mësimi, në çdo shkollë të Shqipërisë. Përtej të qenit një proces transparent, është një proces që na largon nga keqmenaxhimi i burimeve njerëzore, duke mundësuar për çdo mësues që jo vetëm të ketë mundësinë të aplikojë për punësim, por përmes testimeve në çdo qark, realizojmë procesin e rankimit të gjithë aplikantëve duke bërë transparente cilësinë e tyre”, tha Lindita Nikolla.Ministrja ftoi të gjithë mësuesit të aplikojnë online. Të drejtën për të bërë këtë aplikim mësuesit do ta kenë deri më 27 nëntor.Më pas do të vijoj procesi i testimit të tyre për aftësinë dhe më pas licensimi. Asnjë mësues nuk do të punojë më jashtë profilit dhe askush nuk ka të drejtë të jap mësim pa qënë më parë i licensuar.Thirrjen për aplikimet Ministria Nikolla i bëri në Shkollën e Kuqe në kryeqytet gjatë një takimi të bërë më mësues të Tiranës.