Durrës, shoqata e peshkatarëve: Nuk do të shkatërrohen anijet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2014, 17:09
Durrës-Shoqata e peshkatareve profesioniste durrsakë mohon zërat se rreth 50 peshkarexha të flotës se Durrësit do të shkatërrohen për shkak të amortizimit dhe mungeses së një kantjeri për riparimin e anijeve.Kryetari i Shoqates se Peshkatareve, Klodian Kapiti deklaron se nuk ka asnje urdhër për shkatërrimin e anijeve.Kapiti shprehet se as qeveria e kaluar, dhe as qeveria aktuale nuk e kanë mbështetur sa duhet peshkimin.Peshkimi është përballur vitet e fundit me probleme serioze, si mungesa e një kantieri për riparimin e peshkarexhave, çmimet e larta të karburantit, apo konkurenca e pandershme.