Kukës, Ujësjellësi në krizë financiare, debia nga konsumatorët 190 mln lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2014, 17:48
Kukës-Mospagimi i energjisë elektrike apo lidhjet e dyfishta, nuk janë problemet e vetme në qytetin e Kukësit, shqetësuese janë edhe arkëtimet e pakta nga faturat e ujit.Kjo debi nga konsumatorët ka arritur në 190 milionë lekë, duke bërë që ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të qytetit të përballet me një krizë të thellë financiare. Kryetari i bashkisë Hasan Halilaj shprehet se ujësjellësi po shkon drejt falimentimit.Rrjeti shpërndarës po përballet me ndërhyrjet e shumta që janë bërë në rrjetin e ujësjellësit. Së shpejti pritet që të ketë një aksion për ndërprerjen e tyre, pasi niveli i arkëtimit nuk e kalon masën 40 %.