Fier, shpronësohen fermerët që preken nga ndërtimi i Bypass-it të Fierit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2014, 18:37
Fier-Protestat e fermerëve në tokat e të cilëve kalon By-Pass-i i Fierit duket se kanë marr fund.Prefekti i Qarkut të Fierit pohon se pas verifikimit të tokave në terren, ka filluar procesi i shpronësimit të banorëve të fshatrave Petov, Mbrostar e Havaleas.Aktualisht në dalje të autostradës Lushnje-Fier me ngritjen e këmbëve mbështetëse të urës që do te lidhë aksin me By-Pass-in ka përfunduar pothuajse 50 % e punës.By-passi me gjatesi 22 km, është nje nyje e rëndësishme që kalon përmes tokave bujqësore, dhe do bashkojë dy autostradat, Levan-Vlore dhe Levan-Tepelenë. Investimi për të kap shifrën e 48 mln eurove.