"Shqipëria e Madhe", akademiku Qose kërkon të mos flitet për të
Duke e konsideruar një pjellë të qarqeve antishqiptare, akademiku Rexhep Qosja kërkon ndarjen e çdo diskutimi për "Shqipërinë e Madhe".Pavarësisht një lloj euforie të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë apo në trevat shqipfolëse pas vititës së Ramës në Beograd, kollosi i letrave është i prerë kur thotë se duhet të pengojmë idenë e Shqipërisë së Madhe.Sipas tij "Shqipëria e Madhe" është nocion i shpikur prej armiqve që nuk kanë dashur kurrë integrimin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës.Por me pozitivitet vizita e kryeministrit Rama është parë edhe nga ish-presidenti Alfred Moisiu.Përtej deklaratave të Ramës në Beograd, Moisiu thotë se Lugina e Preshevës duhet të ketë vëmendje më të madhe dhe qeveria dhe se shqiptarët duhet t’i bëjnë "presion" qeverisë serbe në mbajtjen e premtimeve për shqiptarët që jetojnë atje.Akademiku Qosja thotë se gjuha e ardhshme Shqipëri-Serbi duhet të jetë ajo e integrimit, ndërsa ish-Presidenti Moisiu thotë se vëmendja duhet të përqëndrohet në Preshevë.