Referendumi për territorin, KQZ zbulon se kërkesat u dërguan nga PD
Komisioni Qënëdror i Zgjedhjeve do të marrë të premten në shqyrtim kërkesën e 133 Bashkive dhe Komunave në të gjithë vendin, që kërkojnë referendum për ndarjen e re territoriale.Një gabim i kryetares së KQZ-së, Lefterije Lleshi, e cila zbuloi se kërkesat kanë ardhur nga Partia Demokratike, shkaktoi ilaritet në sallën ku u mbajt mbledhja.“ Të gjithë materialet që na kanë ardhur deri tek 133-shi, t’i vihen në dispozicion sot grupit të PS. Do ti lëmë afatin kohor, sot është e mërkurë. Edhe partive të tjera sigurisht, por PD i ka sjellë, i kanë se i kanë sjellë. Keni sjellë këreksat. Më falni keni shumë të drejtë. Propozoj që këtë mbledhje ta shtyjmë dhe të fillojmë ditën e premte”deklaroi Lleshi.“ Zonja kryetare, një korrektim. Janë grupet nismëtare që kanë paraqitur kërkesat. Padiskutim që PD i ka mbështetur dhe do ti mbështesë të gjitha këto kërkesa lidhur me referendumet për korrektimin që kanë ata lidhur me ndarjen administrative”u kundërpërgjigj përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti.