Çelet Panairi i Librit, Blushi: Qeveria s'e financoi, më vjen keq

Ka hapur dyert për të gjithë lexuesit shqiptar Panairi i Librit 2014.Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, në ceremoninë e hapjes ftoi të gjithë të merrnin pjesë në eventin më të madh kulturor.Duket se ftesa e bërë nga kryetari i Shoqatës së Botuesve është marrë parasysh nga lexuesit, të cilët kanë qenë të shumtë që në orët e para.Pas vizitës së bërë në stenda të ndryshme të shtëpive botuese ata shprehen të entuziazmuar, pasi kishin vënë re larmishmëri titujsh të rinj.Shkrimtari Rexhep Qose dhe botuesja e 'Pegit" shprehen për Ora News se ndryshe nga vitet e kaluara, ajo çfarë vihet re që në ditën e parë të panairit është fakti se vizitorë të shumtë janë adoleshentët.Të gjithë lexuesit e shtëpisë botuese "TOENA" patën mundësi që librin " Dëshmitar në kohë historike" të Rexhep Qoses ta blinin sëbashku më një autograf dedikuar nga autori.Refuzimin e kërkesës së Shoqatës së Botuesve për financimin e panairit nga ana e Ministrisë së Kulturës e ka kritikuar dhe deputeti i PS dhe autorit të librit "Otello, Arapi i Vlorës", Ben Blushi, i cili fitoi cmimin letrar 'European Union Prize for Literature' ."Më vjen keq që një panair i braktisur nga autoritetet e shtetit por jo nga lexuesit. Ky është ngushëllim sepse libri jeton nga lexuesit jo nga qeveritë."Panairi i Librit do të qëndrojë hapur deri me datë 16 nëntor.