Sheshel i shpall luftë Vuçiç: Do t'i rrëzoj nga pushteti sëbashku me Nikoliç
Me të mbërritur në Beograd, ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshelj, ka nisur betejën politike me kryeministrin Aleksandër Vuçiç dhe presidentin Tomisllav Nikoliç, duke thënë se lirimi i tij i përkohshëm do të zgjasë vetëm sa t'i rrëzojë të dy nga pushteti.Gjithashtu ai ka hedhur vrer edhe mbi Gjykatën e Hagës: "Haga në mënyrë brutale më dëboi nga qelia. Nuk e kam kërkuar, as që kanë vendosur ndonjë kusht. Vetëm deshën që sa më parë të më heqin qafesh. Kam premtuar se do ta shkatërrojë Gjykatën e Hagës. Lufta ka zgjatur diçka më shumë, por fitores nuk i shikohen dhëmbët", u shpreh Sheshelj.Lideri i Partisë Radikale është pritur si hero në aeroportin e Beogradit, edhe pse ndodhej në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftrave të Jugosllavisë.Gjatë qendrimin në Beograd ai e ka të ndaluar që të flasë me dëshmitarë apo me të afërm të viktimave dhe është i detyruar të kthehet në Hagë në momentin e parë që e kërkojnë.Mjekët serbë që e kanë vizituar Shesheljin kanë bërë të ditur se ai vuan nga kanceri në zorrën e trashë që i është përhapur së fundmi edhe në veshka. 60-vjeçari qendron në burgun e Hagës që prej vitit 2003.
