LDK do Kryeministrin, edhe Vetëvendosja mbështet kërkesën

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se nuk është më e gatshme që t'i qëndrojë marrëveshjes paszgjedhore të nënshkruar mes saj, Vetevendosjes, Nismës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Arben Gashi, duke këmbëngulur se ka ardhur koha që Kuvendi të mblidhet dhe të fillojë formimi i institucioneve, hedh idenë se koalicioni duhet riparë.Sipas Gashit, pozita për ta udhëhequr Qeverinë duhet t'i takojë partnerit me të madh të koalicionit, që në këtë është LDK.Në mungesë të Isa Mustafës, i cili ndodhet në Berlin, ku sipas mediave në Kosovë po prezanton platformën e qeverisjes para zyrtarëve gjermanë, Gashi hodhi zyrtarisht idenë se duhet të jetë pikërisht Mustafa kandidati i ri i bllokut për postin e Kryeministrit.Ndërkohë, nënkryetari i Vetevendosjes, Visar Ymeri, ka bërë të ditur se që kur ka nisur që të diskutojë me subjektet tjera të Bllokut, partia e tij nuk ka hyrë kurrë në diskutime për emra të përveçëm për postet shtetërore, por ka diskutuar vetëm për pamundësinë e krijimit të qeverisë së re nga ana e Thaçit.