Milo: Jemi pak ata që mbrojmë LANÇ. Kemi shumë kundërshtarë
Historianët kërkojnë mbështetje të fortë nga akademikët për të shkruar historinë e pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.Nga faktet dhe të dhënat, historianët janë njëzëri kur thonë që Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe nuk është luftë civile.Në këtë argument historian, Paskal Milo, kërkoi nga politika dhe nga njerëz siç i quajti ai, “antishkencë" të qëndrojnë larg historisë, e aq më tepër kur flitet këtë për kohën e pas luftës."Kemi shumë kundërshtarë të së vërtetës historike dhe jemi pak ata që përpiqemi ta mbrojmë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare prandaj kemi nevojë mbështetjen e opinionit publik që të mos ndihemi përballë trysnisë antishkencore dhe në shërbim të politikave destruktive dhe mohuese të kontributeve e të vlerave kombëtare."Duke folur për çështjet mbarëkombëtare, drejtuesi i Shoqatës Labëria, Ago Nezha, tha se Lufta Nacional Çlirimtare shënon një epokë të rëndësishme për vendin.Historiatët thanë faktet dhe argumentat për këtë luftë janë të pakundërshtueshme, pavarësisht debateve dhe mos pranimeve nga njerëz të fushës, apo thjesht nga diskutimet publike që nisin nga interesa të caktuara politike.