Banesat sociale, kriteret shuajnë ëndrrën e 80% të nevojtarëve
Tiranë- Strehimi për familjet në nevojë është transformuar në një sfidë të vërtetë.Në bazë të një studimi të Kombeve të Bashkuara, vetëm 20 % e aplikuesve për një banesë sociale kanë arritur të përfitojnë, pasi kërkesat janë të papërballueshme për familjet që jetojnë në nivel varfërie.80% të kërkesave të qytetarëve për banesa sociale kanë dështuar pasi nuk i përballonin dot kërkesat.Në bazë të një studimi programet sociale të strehimit mund ti përballojnë vetëm familjet me të ardhura mesatare 6-8 herë më të larta se niveli i varfërisë.Zv.Ministrja e Mirqënies Sociale, Bardhylka Kospiri, deklaroi se ky studim do të ndihmojë në realizimin e politikave më të përshatshme për shtresat në nevojë.Ndërkohë Ministra e Zhvillimit Urban Dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, bëri me dije në 2015 do të ndërtohen 215 apartamente për banesa sociale.