Ministri Haxhinasto kërkon më shumë standarde në ndërtimin e rrugëve

Ndërtoni rrugë me standard, ose do të përballeni me penalizime.Ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në një takim me supervizorë të punimeve që kryejnë kompanitë e rrugëve paralajmëroi se tashmë nuk do të ketë tolerime.Sipas kreut të Infrastrukturës, një rrugë me standarde do të thotë më pak shpenzime për mirëmbajtje dhe më pak aksidente.Mbikqyrja e punimeve të rrugëve është një koncept i ri, që synon të ulë abuzimet me fondet e buxhetit si dhe të ndërtojë rrugë më cilësore.Në bazë të vendimit të fundit, Ministria rrit vlerën e supervizimit dhe projektimit të objektit në 4-11% .