Lekaj për Balkan Magazinë: Kosovës nuk i duhet një qeveri e "zarfit"

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se lideri i kësaj force politike, Ramush Haradinaj, ka mbështetjen e Gjermanisë për tu bërë Kryeministri i ri i Kosovës.“Ju e dini që Gjermania është mbështetëse e fuqishme e projektit të Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim po e bën rolin e saj në të gjithë atë që quhen krijimin i institucioneve. Dhe përë këtë çështje gjenden në Gjermani edhe Haradinaj edhe Mustafa, për të dalë nga ky ngërç politik. Berlini e mbështet Haradinaj për Kryeministër” tha deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një intervistë për emisionin “Balkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku. Intervista e plote do të jepet sot pasdite në orën 19:00.Haradinaj dhe Isa Mustafa i LDK-së, kanë qenë në një vizitë në Berlin, por pritet të takohen të premten për të dalë me një qëndrim publik lidhur me këtë çështje.Lekaj thote se Kosoves nuk i duhet një qeveri e "zarfit"."Me siguri të premten do të ulen dhe do të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje. Nuk besoj që marrëveshja ka ndodhur në Berlin, do të ndodhë në Kosovë. E kanë thënë dhe ndërkombëtarët që nuk do të përzihen drejtëpërdrejt, por do të japin këshilla për të biseduar për krijimin e institucioneve”.