Luftë politike kundër Bashkisë, Rama “bën kurban” Pallatin e Drejtësisë
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit, përsa i përket problemit të thellë që ka provokuar vendimi i Këshillit të Ministrave i cili “rrëmben” pronën e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Gjeologji - Minierave dhe ia kalon atë në përdorim Gjykatës së Lartë, në emër të Bashkisë së Tiranës më duhet të sqaroj opinionin publik se ky konflikt i panevojshëm ka ardhur për arsyen e vetme se qeveria shqiptare ka bllokuar ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, një projekt i hartuar nga ekspertët e Komisionit Europian, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe i financuar nga paratë e taksapaguesve evropianë.Pallati i Drejtësisë, si ndërtesë dhe si kompleksështë konceptuar për t’u bërë streha e përbashkët e të gjithë institucioneve të drejtësisë dhe sigurisht edhe të Gjykatës së Lartë. Komisioni Evropian ka alokuar tashmë 15 milionë euro për këtë qëllim, nëpërmjet instrumentit IPA 2012.Pallati i Drejtësisëështë konceptuar jo vetëm që të jetëdinjitoz për shërbimet që ofron por edhe të ketë hapësira dhe infrastrukturën e duhur për qytetarët të cilët i drejtohen institucioneve të drejtësisë.Por “mëkati” i vetëm i kësaj infrastrukture kaq të nevojshme është se ai është i pozicionuar në anë tëbulevardit tëri të Tiranës. Për shkak të konfliktit politik dhe luftës që i ka hapur Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka vendosur të bllokojë bulevardin duke bërë kurban kësaj here edhe Pallatin e Drejtësisë.Bashkia e Tiranës i kërkon edhe njëherë Edi Ramës të ngrihet në lartësinë e një kryeministri, të lërë konfliktin politik dhe t’u shërbejë interesave të qytetarëve, të mos prekë godinën historike të universitetit dhe të lejojë ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.Deklaratë për shtyp e N/Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo[caption id="attachment_421089" align="alignleft" width="640"]
Pallati i Drejtesise[/caption]