OSBE dënon sulmin në veri të Kosovës
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka dënuar sot sulmin në veri të Mitrovicës në të cilin një serb hodhi një granatë dore në një shtëpi duke lënë dy fëmijë të plagosur.“Një numër incidentesh shqetësuese të sigurisë kanë prekur banorët në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit. Akti i fundit la të plagosur një djalë trevjeçar dhe një vajze nëntë vjeçare, gjë që është tërësisht e papranueshme”, ka thënë Schlumberger, i cili gjendet në Vjenë për raportimin e tij rregullt para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.Ai ka kërkuar nga organet e rendit të bëjnë hetimet të plota për këtë dhe aktet tjera të dhunës së ditëve të fundit, si dhe t’i sjellin aktorët para drejtësisë.“Fuqishëm e dënoj sulmin dhe u bëj thirrje agjencive për zbatimin e ligjit të bëjnë hetimet e plota për këtë dhe aktet tjera të dhunës së ditëve të fundit, si dhe t’i sjellin aktorët para drejtësisë”, thuhet në një njoftim të këtij misioni.