Samaras-Erdogan takohen në Katar, takimi i radhës me 5 mars

Kryeministri grek Antonis Samaras është takuar në Doha të Katarit me homologun e tij turk, Recep Taypp Erdogan, në prani dhe të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu.Dy Kryeministrat gjatë bisedës së tyre kanë rënë dakord për një tjetër takim më 5 mars, i cili do të zhvillohet në Ankara në një mbledhje të zgjeruar nga të dyja qeveritë, ku bashkë me Kryeministrin grek do të marrin pjesë edhe shumë Ministra të qeverisë greke.Sipas burimeve qeveritare, në takim u diskutua mbi çështjet e interesit të përbashkët, si dhe zhvillimet ekonomike në Europë dhe në rajon.Samaras ka rikujtuar çështjen e "të drejtës detare të Greqisë", ndërsa u diskutua edhe mbi privatizimet, ku Erdogan i tha homologut grek se në Turqi privatizimet kishin ndihmuar që vendi të kapërcente krizën.