Paviçeviç, Ambasador i Serbisë në Kosovë

Serbia ka emëruar të dërguarin e saj të parë në Kosovë, shefin e deritashëm të ekipit negociator për bisedime teknike, Dejan Paviçeviç.Zyrtarët serbë thanë se Paviçeviç është emëruar zyrtar ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë.Paviçeviç tha se puna e tij ka të bëjë me monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në mes të Serbisë dhe Kosovës.Ai hodhi poshtë përshkrimin e postit të tij si “diplomatik”, duke thënë se puna e tij është që të punojnë për interesat kombëtare serbe. Paviçeviç ka thënë për agjencitë serbe te lajmeve se e pret një “punë e vështirë”.Paviçeviç është jurist në përfundim të doktoraturës së tij dhe që nga vitit 2008 ka punuar si shef i kabinetit në atë që quhej Ministria për Kosovën e Metohinë. Ndërkohë që më pas është emëruar si shef i grupit të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të vendeve përkatëse në Prishtinë e Beograd është rezultat i marrëveshjes së arritur në takimin e kryeministrave Thaçi e Daçiç në Bruksel. Më herët gjatë vitit Kosova caktoi ambasadorin e saj në Suedi, Lulzim Peçi, për të kryer këtë detyrë.