Zgjedhje të pakontestuara, Doda: PS, vështirë të shkëputet nga bojkoti

Nëse Shqipëria do të kishte marrë statusin e vendit kandidat në BE dhe vetë opozita do të kishte garanci më të mëdha për një proçes zgjedhor demokratik. Me këtë deklaratë në RTV Ora News, deputetja demokrate Mesila Doda dënoi dhe njëherë taktikën e bllokimit të PS dhe mbajtjen peng të tre ligjeve nga lideri i kësaj partie. Duke iu referuar mesazhit të Komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fule gjatë vizitës së tij në Tiranë për zgjedhje të pakontestuara, ajo vlerësoi se PS e ka vështirë të dalë nga mentaliteti i saj dikatorial, bojkotim të çdo rezultati që nuk i nxjerr fitues.“Fule ka folur vazhdimisht, ka thënë atë që duhet të bëjmë për të ecur në hapat drejt integrimit. Ndërkaq është fokusuar shumë në pranimin e rezultatit zgjedhor, pasi Shqipëria ka vuajtur shumë nga kjo pjesë. Në kulturën demokratike nuk mund të mendohet mospranimi i rezultatit dalë nga zgjedhjet demokratike. Çdo proces ka problematikat e saj, por ka një moment kyc pranimi i rezultatit nga humbësi, një mësim që në Shqipëri nuk ndodhi. Është një teknikë hileje e ngritur nga kreu i PS që e ka ngritur herë pas here.Por në fund të fundit nëse Shqipëria do të kishte marrë statusin a mos opozita do të kishte garanci më të mëdha, pra kush fitoi? Asnjeri, vetëm humbje pati. Si mazhorancë e kemi lënë opozitën gjithmonë si zë të parë. Nëse këtë set rregullash e vendosim bashkarisht dhe në këtë sistem nuk besohet dhe dilet me argumenta që kanë në bazën e tyre bojkotim të cdo rezultati që nuk i nxjerr fitues, atëherë mund të them se është një mentalitet dikatorial, fashist. Në paradhënie po pregatitet për humbjen” tha ajo.Në kundërshtim nga kampi rozë, mazhoranca pranon cdo lloj rezultati të dalë nga 23 qershori, shprehet Doda, ndërsa mbetet e sigurtë se mazhoranca qeverisëse  do të vlerësohet pozitivisht për punën e bërë në këto 8 vite.“Ne pranojmë cdo lloj rezultati, fakti është që ska asnjë lloj mundësie që PS të arrijë fitoren me politikën e vogël që Rama di të bëjë. Kemi përballë një forcë apolitike, nuk pranon sistemin politik. Duke parë bilancin tejet pozitiv gjatë kësaj periudhe, zhvillim të madh të infrastrukturës, qëndrueshmëri ekonomike, arritje në gjithë fushat, rolin konstruktiv në rajon nuk pres asgjë tjetër vecse një votë pozitive për punën që kemi bërë. PS ka dhënë  asgjë tjetër përpos modelit të bllokimit” theksoi  Doda.Por PD, sfida për të ardhmen mbetet ekonomia, ku Doda deklaroi se katër vitet e ardhshme do jenë shumë të rëndësishme për të kthyer Shqipërinë në një vend të zhvilluar.“Sfida jonë e arddshme do jetë ekonomia. Ishte e pamundur që Shqipëria të mos prekej nga kriza e Eurozonës. Shqipëria ka një borxh krejtësisht të kontrollueshëm,  vetëm një pjesë e vogël i tij është sovran që ka lidhje me tregun e huaj. Nuk është ajo që do dëshironim, një rritje ekonomike më e madhe do ishte më e pranueshme, por këto janë efektet e globalizimit. Politikat e djathta besojnë fort në forcën që duhet ti jepet kapitalit, kjo ka bërë që gjatë 4 viteve kemi trefishuar buxhetin dhe pse kemi ulur taksat. Katër vitet e ardhshme do jenë shumë të rëndësishme për të kthyer Shqipërinë në një vend të zhvilluar” tha më tej deputettja e PD-së.Mesila Doda është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e angazhuar fort në misionin e selisë blu për të marrë dhe një mandat të tretë në 23 qershor. Doda shfrytëzoi ekranin e Ora News për ti dhënë përgjigje cdo lloj dyshimi mbi gjendjen shëndetësore të saj pas një vendimi të sotëm të dalë nga Këshilli i Ministrave ku thuhej përkatësisht: « Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Mesila Doda. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave ».“Ishte një ndërhyrje e bërë para disa muajsh që kërkon trajtim më të specializuar. Tani jam shumë mirë, të gjithë ne kemi në fokus aktivitetin e ardhshëm. Kam punuar për 4 vite  me qarkun e Fierit dhe jam shumë e përfshirë aktualisht, vecanërisht në rrethin e Lushnjës, besoj se do kemi rezultat shumë të mirë. Fieri prodhon më shumë deputet se gjithë qarqet e tjera pas Tiranës. Votuesit e atij qarku s’mund të mos bëjnë dallimin e asaj kohe kur votonin PS-në. Sot në cdo fshat të zonës ka zhvillime të jashtëzakonshme” përfundoi Doda.