Berisha përshëndet takimin Jahjaga-Nikoliç: Serbia e njohu Kosovën de facto

Takim historik, që meriton të përshëndetet nga të gjithë shqiptarët. Kështu e ka vlerësuar kryeministri Berisha takimin e sotëm në Bruksel mes dy Presidentëve, të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Perfaqesueses se Larte per Ceshtje te Jashtme dhe Sigurise se BE Catherine Ashton. Sipas tij ky hap i ndërmarrë shenon de facto njohjen e Kosoves nga Serbia.“Të dashur miq!Sot ne Bruksel, histori e vertete! Kryetarja e shtetit te pavarur, Presidentja e Republikes se Kosoves Znj. Ahtifete Jahjaga u takua ne seline e BE me presidentin e Republikes se Serbise Z.Tomislav Nikoliç ne prani te Perfaqesuese se Larte per Ceshtje te Jashtme dhe Sigurise se BE Znj. Catherine Ashton. Ata biseduan per marredheniet midis dy vendeve te tyre sovrane. Une ju ftoj ju te pershendesim kete takim vertete historik qe shenon de facto njohjen e Kosoves nga Serbia. Zoti e bekofte Kosoven! “ shkruan Berisha në rrjetin social facebook.Për 30 minuta Atifete Jahjaga dhe homologu i saj serb, Tomislav Nikoliç biseduan sot në Bruksel me qëllim të shtyrjen përpara të proceseve dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të të dyja vendeve.Mësohet se nga ky takim nuk ka dalë ndonjë marrëveshje, ndërsa e vetmja çështje me të cilën janë pajtuar të dyja palët ka qenë vazhdimi i diskutimeve.