Madonna triumfon përpara Beyonce

Beyonce u paraqit e mrekullueshme në finalen madhështore të "Super Bowl", por pavarësisht ekstravagancës së saj në skenë, 31-vjeçarja nuk arriti të mposhte rekordin absolut të shikueshmërisë, të mbajtur nga Madonna.Një vit më parë, Madonna vendosi një rekord absolut, në historinë e programit më të ndjekur në historinë e televizioneve amerikane, me 112,5 milionë shikues.Nga ana tjetër, finalja e futbollit amerikan të këtij viti tërhoqi 108,4 milionë shikues, një rënie nga një vit më parë, kur "Super Bowl" u ndoq prej 111,3 milionë shikuesve.