Lady Gaga, trembet të flerë vetëm

Lady Gaga, në turin e fundit muzikor ka qenë si gjithmonë e shoqëruar nga asistentja e saj, por kësaj radhe nuk i ka lënë asaj privatësinë.Asistentja e këngetares ka treguar një prapaskenë të ndodhur gjatë këtij  turneu.Lady Gaga i ka imponuar asistentes së saj personale për të fjetur bashkë me të gjatë turneut të fundit. Gjithçka e ka rrëfyer vetë Jennifer O'Neill, bashkëpunëtorja e këngëtares. Ajo për më tepër ka nisur proçedurat ligjore kundër Germanottas, për të siguruar pagimin e orëve të shumta të punës, që nuk i janë kompensuar, për një shumë që shkon te rreth 225 mijë sterlina.Sipas O'Neill, Lady Gagas nuk i pëlqente të flinte vetëm. Por megjithëse ato të dyja mësohet se nuk kanë pasur raporte seksuale, asistentja ka treguar se ishte detyruar nga punëdhënësja për të ndarë shtratin bashkë. Sipas saj ishte e vështirë të refuzohej, nga momenti që Lady Gaga ishte eprorja e saj. Ndër të tjera O'Neill ka deklaruar se ndryshe nga "turet e tjera nuk i është vënë në dispozicion një dhomë më vete nëpër hotele. As që u pyeta nëse doja një dhomë personale - ka përfunduar ajo -, prandaj mund të them se nuk kisha aspak privatësi".