9 vjeçarja bëhet nënë

Një vajzë nëntë vjeçare nga qyteti i kapluar prej varfërisë, Ikstalhuacan de los Membrijos në Meksikën perëndimore ka lindur fëmijën e saj të shëndetshme 2.6 kilogramë me ndërhyje cezariane. Mamaja e re, e identifikuar vetëm si Dafne, ka thënë se ka ngelur shtatzanë nga një 17 vjeçar me të cilin ka thënë se “takohej”. Adoleshenti ka lënë me kohë qytetin dhe vendndodhja e tij është e paditur. Prokurori Horge Vijasenor tha : “Jemi në kërkim të djaloshit për të dëgjuar edhe historinë e tij sepse ajo nuk duket sikur e kupton se çfarë ka ndodhur. Kemi të bëjmë me një rast përdhunimi ose abuzimi seksual”. Dafne ishte e vetëdijshme për shtatzaninë e saj rreth muajit të shtatë, sipas zëdhënësit të Zyrës të Prokurorit. “Prindërit e saj punojnë gjithë ditën dhe nuk e kanë vëzhguar dhe prandaj nuk e kishin idenë për atë që mund të ndodhë”. Gjithashtu duhet thënë se Dafne është një nga 11 fëmijë. Pavarsisht kësaj lindjeje në moshë të re, Dafne është në gjendje të mirë shëndetsore por do të mbahet nën monitorim nga doktorët.