Ylli i baletit "Balshoi" drejt Gjermanisë për mjekim të specializuar

Drejtori artistik i Baletit rus "Balshoi", Sergei Filin, ka dale nga spitali i Moskës të hënën për të udhetuar drejt Gjermanisë, ku do të marrë trajtim të specializuar. 42-vjeçari, muajin e kaluar është sulmuar me acid në fytyrë, akt ky që për pak e la të verbuar. Filin do t'i nënshtrohet trajtimit në Gjermani për të shpëtuar shikimin e tij.Kreu i teatrit më të madh dhe të famshëm deri tani, i është nënshtruar 4 operacioneve në sy dhe nderhyrje të tjera. Megjithate, perpara gazetareve te mbledhur ne hyrjen e spitalit, Filin, i veshur me syze dielli, një kapelë dhe i lidhur me fashë nën qafën e tij tha se ndihej mire."Jam mire, e madje do thosha shume mire po te shihja ca me qarte. Kam akoma probleme me syte, por jam plot energji e force, duart e kembet i kam krejtesisht te shendetshme. Kam energji, deshire, vullnet, pra them e se jam mire", deklaroi Filin.Një ditë më parë, Filin tha për agjencinë e lajmeve BBC, se e njihte identitetin e agresorit. Por nuk dëshiron të japë emra, derisa hetuesit të jenë gati për një njoftim. Ai theksoi se i gjithë episodi, ka të bëjë vetem me punen.42-vjeçari tha se është i sigurt se qëllimi i sulmit ishte për ta "hequr atë si drejtor artistik i teatrit për një periudhë të gjatë dhe për të dëmtuar reputacionin e baletit Bolshoi".Filin ka qene nje prej figurave me te perfolura ne Rusi si drejtues i teatrit te famshem te Moskes per gati dy vjet."Balshoi" nuk eshte i famshem vetem per nivelin e larte te perfomancave, por edhe per konkurencen e brendëshme teper te eger si dhe intrigat e medha. Tensionet mbi programin artistik të teatrit janë raportuar gjerësisht në mediat ruse.