Rita Ora me turneun "Radiocative”, koncert në Londër

Turneu "Radiocative", është kthyer në temë kryesore në rrjetet sociale mes britanikëve. Janë të shumta komentet si për zërin, ashtu edhe veshjet , që po shkaktojnë “stuhi” në skenë.Turma shpërtheu në brohorima, kur 22-vjeçarja doli në skenë me një veshje argjendi të Martën në mbrëmje, në koncertin e mbajtur në “Shepherds Bush Empire”,  në Londër, që ishte koncerti i saj i dytë në Britani, me të gjitha biletat e shitura.Edhe Rita, ishte padyshim e kënaqur me punën e saj si dhe zgjedhjen e veshjeve, pasi me entuziazëm shkroi në rrjete sociale: "Unë kurrë nuk do ta harroj këtë ditë. Nuk mund të besoj këtë që arrita!”