Një romancë e re për Di Caprio-n
Duket se Leo Di Caprio, ka një femër të re përkrahë tij.Aktori 38-vjeçar është fotografuar së fundi në një periudhë çlodhjeje në Majemi me aktoren bjonde 22-vjeçare nga Australia, Margot Robbie. Mësohet se të dy janë njohur në sheshxhirimin e filmit të ri të Di Caprios, që pritet të dalë shumë shpejt, "The Wolf of Wall Street".Robbie e Leo, janë parë të kapur përdore me njëri-tjetrin, duke admiruar panoramën nga ballkoni i hotelit "South Beach". Ndërkohë që Di Caprio po pinte cigare, bjondia bukuroshe e veshur me pantallona të shkurtra e një bluzë, po konsumonte një kanaçe me lëng. Kështu duket se pas ndarjes me Bar Refaelin, Leo ka gjetur se me çfarë të ngushëllohet. Nëse është thjesht kalimtare, apo diçka që do të zgjasë, vetëm koha do ta tregojë.