Chris Brown qan për ish të dashurën

Një polemikë të madhe kanë shkatuar në media veprimet e Chris Brown.Veprime tepër të luhatshme në lidhje me ish të dashurën e tij, këngëtaren Rihanna.Por kohët e fundit duket se Rihanna e ka konfirmuar lidhjen e tyre madje edhe me publikim fotografish ndërsa  Chris Brown duket se nuk e ka harruar ish të dashurën e tij.Ndërsa Brown kishte dalë për tu argëtuar me Rihannan në një klub nate në Hollywood, aty e priti një befasi jo edhe aq e këndshme pasi ai pa ish të dashurën, Kaurreche Tran në shoqërine e një mashkulli.Menjëherë pas kësaj, ishte Rihanna ajo e cila fillimisht u largua nga klubi ndërkohë të njëjtën gjë bëri edhe Chris pas dhjetë minutash.Teksa po largohej me veturën e tij, Chris është fotografuar me lotë në sy. Si duket, fakti që ish e dashura po fillon një jetë të re më dikë tjetër, i ka lënë atij në shije të hidhur.