Kim e stresuar për divorcin me Kris Humphries

 Bukuroshja e show-t, "The Keeping Up With The Kardashians" dhe aktualisht e dashura e rreperit Kanye West, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, kohët e fundit është tepër e stresuar.Çdo gjë duket e bukur, ata kanë dashurinë e njëri tjetrit, kanë lumturinë e pritjes së fëmijës, janë të famshëm, të dy të pasur, por ja që nuk është edhe aq mirë sa duket gjithçëka. Kim është shumë e shqetësuar për dicorcin nga ish bashkëshorti i saj, Kris Humphries.Ajo ka bërë një deklaratë ligjore në të cilën thotë se presioni i ish bashkëshortit është duke shqetësuar rrugën e lumturisë së saj dhe gjithashtu kërcënon "shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës tim të palindur".Pavarsisht problemit që ky divorc po i shkakton, nuk e pa penguar Kim-in të shkojë në një koferencë  sociale mediatike.Veshja që bukuroshja kishte zgjedhur ishte serioze, për t'ju përshtatur rastit. Ajo mbante të veshur një fustan të zi, ku  binte në sy edhe barku i saj paksa i rritur. Fustanin e kishte çiftëzuar me një xhaketë bardh e zi, të cilën e kishte të varur mbi supe.Kim, në intervistën e saj të fundit, ku ka folur për çështjen e divorcit, ka shpjeguar se ajo ndjehet keq edhe për Kanye West, i cili dëshironë që të bëjë një deklaratë për atësinë e fëmijës sapo ai të lindë, por që nuk mundet, nqs divorci i saj nuk bëhet shpejt. Kim është në një stres të vazhdueshëm derisa të jetë plotësisht e divorcuar.Mamaja e Kim madje ka theksuar se ky stress po i  ndikon edhe në shtatëzaninë e saj. Të martën Kim kishte një takim për divorcin me avokaten  e saj , Laura Wasser. Por në këtë takim ajo u akuzua nga avokati i ish bashkëshortit se ajo po përdor shatëzaninë e saj vetëm për të përshpejtuar veprimet e divorcit. Dhe sipas faqes që merret me thashethemet e vipave, ky divorc ende nuk ka një zgjidhje.