Lindsay Lohan harron problemet, duket mahnitëse

Aktorja problematike Lindsay Lohan, ka lënë pas problemet e shumta, dhe ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në amfAR New York Gala.Lindsay dukej rrezatuese nga koka te këmbët me fustanin e saj metalik, i cili e nxirrte mahnitshëm trupin e saj.Pavarësisht pamjes së saj rrezatuese, kur kaloi në tapetin e kuq, ajo nuk mundi ti harrojë problemet ligjore që ende i ka pa zgjidhur.Aktorja është ende në provë për vjedhjen e gjerdanit në vitin 2011, përplasjen me makinë që bëri verën e kaluar, dhe gjithashtu ka mashtruar policinë.Më 30 Janar ajo bëri një paraqitje të shkurtër në gjykatë, ku u vendos se seanca e rradhës do të jetë në 1 Mars, ndërsa  gjykimi është vendosur më 18 Mars.