Roberto De Niro qan gjatë intervistës

Robert De Niro nuk ka qenë duke interpretuar rolin në filmin e tij të fundit  kur ka nisur të qajë gjatë një emisioni televiziv.Aktori ka qenë i ftuar në "Talk-shoë"-n e Katie Couric, për të diskutuar mbi filmin e tij të fundit "Silver Linings Playbook", bashkë me regjisorin David O. Russell dhe kolegun Bradley Cooper.Kur është pyetur mbi filmin ku personazhi kryesor është një person me karakter bipolar i cili përpiqet më kot të përshtatet me njerëzit e zakonshëm, aktori i famshëm ka nisur të qajë."Nuk do të doja të emocionohesha, por e di ekzaktësisht se çfarë pengesash ka kaluar regjisori për të nxjerrë në dritë këtë film" ka thënë aktori.E pikërisht, David O. Russell është frymëzuar për të realizuar këtë film, sepse i biri vuan nga një çrregullim bipolar.Bëhet fjalë për sëmundje psiqike, që i është "veshur" në film karakterit të luajtur nga Bradley Cooper.