Rita Ora: "Kurrë mos harroni që jeni shqiptarë"
Bukuroshja e muzikës Rita Ora, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër, është nderuar me dy dhurata të dërguara nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. "Kurrë mos harroni prej nga jeni. Duhet të mburreni që jeni shqiptarë, si unë", tha Rita Ora për Telegrafin.I ngarkuari me punë në ambasadën e Shqipërisë, i ka dorëzuar Rita Orës një xhubletë 100 vjeçare dhe një koleksion të rrallë të monedhave shqiptare të shtypura enkas për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të cilat u jepen personaliteteve të mëdha që kanë kontribuar në dobi të çështjes kombëtare.Kjo xhubletë është përdorur nga fotografi i njohur Marubi me të cilën ai ka bërë një numër të madh të fotografive ku shihen gratë shqiptare në të.Me këtë rast, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Shqipërisë, dhe asaj së Kosovës, theksuan se kontributi i Rita Orës është i madh dhe ajo është ambasadorja më e denjë që sot në botë paraqet kulturën shqiptare.E gëzuar për këtë respekt, Rita Ora, theksoi se ndjehet shumë e lumtur si asnjë herë më parë. Rita Ora për Telegrafin ka deklaruar: "Këto dhurata më bëjnë të ndjehem aq e gëzuar, sikur të isha kurorëzuar për mbretëreshë. Asnjëherë nuk kam qenë më e lumtur. Me plotë dëshirë do të vazhdoj që gjatë karrierës sime të vazhdoj në drejtim të promovimit të vlerave shqiptare".Fjalimi i shkurtër i saj zbuloi edhe emocionet e këtij ylli. Gati tërë kohën fjalët e sajë shoqëroheshin me lot gëzimi.Të pranishmit në Ambasadën e Shqipërisë, që ishin mbledhur për këtë rast, Rita Ora i falënderoi për respektin që po tregojnë për të shqiptarët në Britani të Madh edhe kudo në botë.