Rihanna, performancë me Bruno Mars dhe Sting
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2013, 13:54
Ylli i muzikës pop, Rihanna, pritet të na surprizojë të gjithëve në spektaklin “Grammy Awards”, në Los Angeles.Surpriza konsiston në performancën e saj me artistin e muzikës, Bruno Mars dhe Sting.Të tre artistët e njohur, do të jenë të pranishëm në edicionin e 55-të, të ndarjes së çmimeve “Grammy Award”.Asnjë nga këngëtarët nuk e ka bërë të ditur këtë lajm, por ka qënë faqja zyrtare twitter e Grammy-t .Në këtë spektakël do të jenë edhe emra të tjerë të muzikës si Taylor Swift, Elton John dhe Ed Sheeran.